“Një grua e pash të shtrirë dhe një fëmijë ishte në këmbë i përgjakur”

  • 18 August 2019 - 11:57
“Një grua e pash të shtrirë dhe një fëmijë ishte në këmbë i përgjakur”

Një aksident i rëndë që ka ndodhur në autostradën mëngjesin e sotëm në “Ibrahim Rugova”, ka marrë jetën e një personi. Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur në afërsi të Suharekës.

“Një grua e pash të shtrirë dhe një fëmijë ishte në këmbë i përgjakur. E thirra menjëherë ambulancën. Mu duk që ishte vetëaksident. Ndoshta vetura ka ra nga ura” thotë një dëshmitare.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur që aksidenti ka lënë pasoja fatale.

(Kosova Sot Online)