Zotohet Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!

  • 18 August 2019 - 14:20
Zotohet Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një fotografie në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se Autostrada e Dukagjinit, do të ndërtohet dhe se nuk ka më kthim mbrapa.

Ai ka treguar edhe detaje se si ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i kishte thënë se do ta bëjë të pamundurën për ta ndërtuar Rrugën e Kombit.

“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit” shkroi Haradinaj. 

Ai me fjalët e njëjta të Berishës, i është drejtuar edhe qytetarëve të tij. Por kësaj here, jo për Autostradën që e lidh Kosovën dhe Shqipërinë, por për Autostradën e Dukagjinit.

“Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit” shkroi Haradinaj.

Përndryshe, Autostrada e Dukagjinit ka qenë shpesh herë mollë sherri në koalicionin qeverisës. Ndërkohë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahte krijimin e kësaj autostrade, dy partnerët e saj, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ishin shprehu skeptike.

Ndërsa në anën tjetër, partitë opozitare e kishin konsideruar si të panevojshëm ndërtimin e kësaj autostrade.

(Kosova Sot Online)