Po e kontrollonte një fëmijë dy vjeçar: Mjekja nga Prizreni sulmohet keq nga nëna e fëmijës

  • 18 August 2019 - 15:00
Po e kontrollonte një fëmijë dy vjeçar: Mjekja nga Prizreni sulmohet keq nga nëna e fëmijës

Një motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, ajo është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës, njofton policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)