18 vjeçarja humb jetën, 4 lëndohen, ja pamjet shokuese nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

  • 18 August 2019 - 15:43
18 vjeçarja humb jetën, 4 lëndohen, ja pamjet shokuese nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pamjet shokuse nga aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë humbi jetën 1 vajzë 18 vjeçare dhe 4 persona të tjerë, mbetën të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka dhënë detaje të reja nga aksidenti ka një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar. 

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha.

(Kosova Sot Online)