Profesori i njohur vjen me akuza të rënda: Edhe noterët nën kontroll të nëntokës kriminale

  • 18 August 2019 - 16:49
Profesori i njohur vjen me akuza të rënda: Edhe noterët nën kontroll të nëntokës kriminale

“Kishte mbetur vetëm edhe ndoshta fusha e noterisë pa u futur nën kontroll të klaneve e grupeve kriminale. Tash dhe me këtë konkurs edhe fusha e tillë vihet nën mbikqyrje dhe de-fakto pushteti tërësisht kontrollohet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

167 kandidatë do t’i nënshtrohen intervistimit për noterë. Kështu ka njoftuar të enjten Ministria e Drejtësisë. E sipas analistëve politikë, edhe kësaj radhe politika e inkriminuar po bën pazare e tregti me pozitat e notereve duke e degraduar dhe inkriminuar edhe me shumë sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe noterët. Në këtë mënyrë, analistët thonë se krimi i organizuar bashkë me pushtetarët e inkriminuar e ka marrë në dorë edhe procesin e përzgjedhjes së noterisë, ku politikanët e inkriminuar i zgjedhin njerëzit qe punojnë për nëntokën kriminale, pastaj kanë zgjedhur familjarët, miqtë dhe mikeshat e tyre për noterë në një proces të fshehtë larg syrit të publikut. 

Image
Muhamet Kelmendi

“Është folur e përfolur mjaftë për këtë konkurs të Ministrisë së Drejtësisë. Dhe, natyrisht se këtu po del me se qarti se si dhe kush e ka edhe këtë pushtet, i cili është bazë e shtetit të së drejtës dhe ligjor. Të përfolurit se motra, bashkëshortja, mbesa etj, të këtij apo atij politikani të PDK-së, ka treguar se Abelard Tahiri është figurë e sjellur nga politika për qëllime të mbajtjes nën kontroll të kësaj fushe mjaftë domëthënëse për shtet”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, tani edhe fusha e noterisë është futur nën kontroll të klaneve e grupeve kriminale.

“Kishte mbetur vetëm edhe ndoshta fusha e noterisë pa u futur nën kontroll të klaneve e grupeve kriminale. Tash dhe me këtë konkurs edhe fusha e tillë vihet nën mbikqyrje dhe de-fakto pushteti tërësisht kontrollohet. Të vjen për të vjellur për logjiken dhe moralin e këtyre njerëzve. Kjo zonjë e këtij bashkëshorti ishte me e afta? Kjo zonjë mbesë e këtij politikani kishte treguar përgatitje e marifete tjera. Thjeshtë: Një moral feminor dhe tërësisht jo njerëzor te këta njerëz”, përfundoi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)