Bën parakalim të gabuar, “Benz-i” përplaset me shtyllën e betonit

  • 18 August 2019 - 20:07
Bën parakalim të gabuar, “Benz-i” përplaset me shtyllën e betonit

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në hyrje të qytetit të Prrenjasit.

Policia bën me dije se një makinë tip “Benz” është përplasur me një kolonë betoni, pasi ka parakaluar një tjetër makinë BMW.

Si pasojë e shpejtësisë, përplasja ka qenë e fortë duke sjellë plagosjen e shoferit dhe dëme të shumta në mjet.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht shkak dyshohet parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave te lejuara.

(Kosova Sot Online)