Tjetër aksident në Novosellë të Pejës

  • 18 August 2019 - 20:22
Tjetër aksident në Novosellë të Pejës

Pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbi jetën një person dhe tre të tjerë u lënduan, edhe në Pejë ka ndodhur një aksident ku raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 në fshatin Novosellë të Pejës, ku si rezultat i kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për media e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet nga policia.

(Kosova Sot Online)