Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Trump po shqyrton mundësinë e blerjes së Grenlandës

  • 18 gusht 2019 - 20:59
Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Trump po shqyrton mundësinë e blerjes së Grenlandës

Lajmi se presidenti i ShBA’së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë aneksimit të ishullit më të madh në botë bëri bujë nëpër mediat botërore.

Tani edhe nga Shtëpia e Bardhë e konfirmojnë se presidenti me të vërtetë po e konsideron këtë mundësi.

Është Larry Kadlou, këshilltar ekonomik në Shtëpi të Bardhë, që e ka konfirmuar këtë lajm.

Grenlanda është nën administrimin e Danimarkës, mirëpo gëzon një autonomi të gjerë. Ka pasur raportime se ky vend nuk është në shitje.

Arsyeja pse Trump do dëshironte të e blinte ishullin është për shkak se do kishte përfitime ekonomike mirëpo edhe do të rritej ndikimi gjeopolitik për shkak të pozitës që mban ky ishull. ShBA kishte tentuar dy herë që të e blente këtë ishull që ka një sipërfaqe prej 2 milionë e 166 mijë e 86 kilometra dhe është e banuar vetëm prej 56.480 banorë. 

(Kosova Sot Online)