Serbia po heq shqiptarët e Luginës nga regjistrat civilë

  • 18 gusht 2019 - 22:03
Serbia po heq shqiptarët e Luginës nga regjistrat civilë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë. Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje.

“Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë”, tha Florim Sahiti, këshilltar në KK Medvegjë.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH)

“Kemi kundërshtuar këtë proces diskriminues, anti-ligjor që po bëhet ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në këtë kuadër pavarësisht të gjithave që janë duke u përballur shqiptarët e Medvegjës, ne do duhej të mbledhim forcat dhe të kërkojmë të drejtat tona”, tha Mustafa.

(Kosova Sot Online)