Vjen alarmi për Kosovën: Ja dy politikanët shqiptar argat të interesave ruso-serbe, kjo është kërkesa...

  • 19 August 2019 - 07:31
Vjen alarmi për Kosovën: Ja dy politikanët shqiptar argat të interesave ruso-serbe, kjo është kërkesa...

“Qëndrimi zyrtar rus për Kosovën, çuditërisht është shumë i përafërt me qëndrimin e Edi Ramës në Tiranë e të Hashim Thaçit në Prishtinë, të cilët, asnjë milimetër nuk dallojnë nga qëndrimi millosheviqian i Aleksandër Vuçiqit në Beograd. Ka më shumë se 150 vjet, që politika shqiptare Kosovë-Shqipëri, nuk ka qenë kaq pro serbe e pro ruse”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ramiz Bojaj ka reaguar në lidhje me deklarimin e ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, të publikuar në mediet serbe, e ku ai e thotë decidivisht se edhe Rusia do ta përkrah një marrëveshje që shkon në favor të Serbisë e që i konvenon palës ruse, për të kaluar të njëjtën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Image

Sipas Bojajt, ky qëndrim rus vetëm sa e zbulon gradualisht prapaskenën e marrëveshjes Thaçi dhe Vuqiq, së bashku me Edi Ramen, që si finale e marrëveshjes të gjendet formula e kompromisit në dëm të Kosovës, një proces që e rikthen Kosovën mbrapa para gjendjes me rezolutën 1244, pra në gjendjen kur ishte luftë.

“Hashim Thaçi e Edi Rama e kanë zhveshur Kosovën nga shtetësia dhe e kanë rikthyer vendin tonë në para status final nën Rezolutën 1244. Duke ia hequr Kosovës mburojën e sovranit, dalin në pah ide e teza nga më të ndryshmet, më të vrazhdat e më antishqiptare. Veprime të tilla janë po kaq absurde, jo normale e të rrezikshme, qe mund të bëjnë vetëm njerëzit pa asnjë gram moral dhe me mendje të retarduara”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Aktualisht, sipas Bojajt me Serbinë mund të bisedohet vetëm për raporte reciprociteti e normalizimi, edhe nëse këto nuk e njohin njëra-tjetrën.

“Thjeshtë për të krijuar lehtësira për lëvizjet qytetare, asgjë më shumë. Ideja për shkëmbim territoresh sipas tij është tradhti kombëtare që i shkon për shtati vetëm interesit serbo rus. Vetëm mendjelehtët mund të mendojnë ndryshe. Qëndrimi zyrtar rus për Kosovën, çuditërisht është shumë i përafërt me qëndrimin e Edi Ramës në Tiranë e të Hashim Thaçit në Prishtinë, të cilët, asnjë milimetër nuk dallojnë nga qëndrimi millosheviqian i Aleksandër Vuçiqit në Beograd. Ka më shumë se 150 vjet, që politika shqiptare Kosovë-Shqipëri, nuk ka qenë kaq pro serbe e pro ruse”, shtoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

“Përputhshmëria e planit të Vuçiqit në Serbi me qëndrimin zyrtar të presidentit Thaçi, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e historike, por të dhimbshme, tregon se i pari i shtetit tonë e ka zhveshur Kosovën nga shtetësia dhe e ka kthyer çështjen në para status final. Duke e zhveshur Kosovën nga shtetësia, Hashim Thaçi, fshehurazi nëpër kafenetë e Evropës, ka rihapur çështjen e statusit final të Kosovës, i cili duhet të “zgjidhet” përmes bisedimeve me Serbinë”, theksoi analisti nga Amerika, Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas Bojajt Kosova është kthyer në fazën e para shtetësisë, dhe ky është ataku më i madh që Hashim Thaçi e Edi Rama i kanë bërë Republikës së Kosovës, natyrisht në aleancë me Serbinë millosheviqiane dhe me aleatët tradicionalë antishqiptarë.

“Kjo është çështja për të cilën Serbia e Rusia janë ngritur në këmbë, për një marrëveshje të shpejtë me Hashim Thaçin. Kjo për faktin se këta pinjollë mbeten shpresa e fundit e Serbisë dhe e Rusisë, për një invadim më të gjerë në Ballkan. E gjithë bota e ka kuptuar se kush është Hashim Thaçi, njeriu qe mban mbi supe qindra akuza për akte e afera kriminale, dhe Edi Rama i cili e ka bërë Shqipërinë vend të parë në Evropë për kultivim e trafikim droge, (Kolumbi të Ballkanit). Andaj, këta krye mafiozë ballkanikë shihen si rast i volitshëm ose shpresë e madhe e Serbisë dhe e Rusisë, për t'i futur thikat shtetit të Kosovës”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Në këtë kontekst, sipas Bojajt, mafiozët rajonalë duan të krijojnë edhe një vatër të re lufte në Ballkan, e qe do tu garantonte shpëlarje të miliona eurove, por edhe jetëgjatësi në pushtet.

“E këtë së fundi e argumentoi, krejt hapur, edhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko, i cili duke folur për mediet serbe ka theksuar se Moska mund të përfshihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Bojaj thotë se këto paralajmërime duhet t’i shërbejnë si alarm i madh spektrit politik të Kosovës, për tu bashkuar dhe kundërshtuar opsionet e tilla që e zhbëjnë pavarësinë e Kosovës të shpallur para 11 vitesh.

“Ky është alarm i fundit për unifikimin e një qëndrimi të Prishtinës, duke u mbështetur në argumentet e GJND-së, por edhe në parimet e sovranit. Ata qe e kanë kthyer çështjen e Kosovës në këtë pikë, duhet të ndalën me çdo kusht. Të tillët, që hapën teza për prerje territoriale duhet të largohen urgjentisht nga pushteti. Kjo duhet të ndodhë si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, sepse qëndrimi në pushtet i Thaçit dhe Ramës, rrezikojnë seriozisht Republikën e Kosovës, por edhe çështjen shqiptare në përgjithësi”, përfundoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)