Ky është kosovari i cili dyshohet se vrau ish-gruan e tij në Gjermani

  • 19 gusht 2019 - 09:42
Ky është kosovari i cili dyshohet se vrau ish-gruan e tij në Gjermani

Këto pamje tregojnë 43-vjeçarin shqiptar nga Kosova, pasi kreu një krim të dyfishtë në Gjermani. Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit një ditë më parë.

43-vjeçari qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij kosovare. Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.

Për fat, krimit i shpëtoi një bebe dymuajshe. Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e kosovares me afganin.

Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje. Mësohet se kosovari ishte një person i njohur për policinë. Ai kishte ushtruar dhunë në familje dhe mendohej se kjo ishte arsyeja përse ishte ndarë nga e shoqja.

Image

(Kosova Sot Online)