Të pasurohesh me vdekjen: Burri shet bileta për funeralin e të dashurës së tij

  • 19 August 2019 - 12:49
Të pasurohesh me vdekjen: Burri shet bileta për funeralin e të dashurës së tij

I dashuri i Paula Williamson, e cila vdiq tragjikisht, po përpiqet të shesë bileta për shumën 500 paund për funeralin e saj.

Paula, e cila trazoi mediat për martesën e saj me Charles Bronson – i burgosuri më i dhunshëm i Britanisë – u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.

Dyshohet se ajo vdiq nga mbidoza. Tani i dashuri i saj Peter Jones, 53 vjeç, është përpjekur të shesë “bileta” për 500 paund për funeralin e saj.

Shoferi i kamionit tha se e ka takuar Paulën disa muaj para vdekjes së saj dhe po mendonin për martesë, përcjell gsh.

Ai kontaktoi një numër organizatash të lajmeve duke garantuar qasje në varrim në këmbim të parave.

Një burim tha: “Ky djalë është përpjekur të marrë para për vdekjen e saj. Është i sëmurë”.

(Kosova Sot Online)