Limaj deklarohet pas takimit me Isa Mustafën

  • 19 August 2019 - 13:51
Limaj deklarohet pas takimit me Isa Mustafën

Pas takimit me kreun e LDK’së, Fatmir Limaj i NISMA’së për Kosovën është shprehur se me Mustafën kanë folur rreth procesit të zgjedhjeve si dhe votës së deputetëve për shpërbërjen e Kuvendit. Kreu i NSIMA’së nuk ka treguar nëse partia e tij do të hyjë në koalicion me LDK’në.

“Jemi dakorduar që deputetët të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit. Folëm edhe për rëndësinë e gjithë procesit zgjedhor. Se Kosovës i duhet një qeverisje e fuqishme. Folëm që duhet të jemi të kujdeshsëm në fazën parazgjedhore”, ka deklaruar Limaj.

Pyetur nëse pritet ndonjë koalicion i mundshëm me LDK’në, Limaj nuk është deklaruar.

“Shpresojë që partitë politike nuk do ti kaëplojë euforia për një votë më pak a më shumë. Ne folëm ëpr të gjitha temat. Ju e dini disponimin e NISMA’së. Kjo i mbetet organeve që të vendoset në ditët në vijim. Nisma e sheh interesin e saj partiak. E shohim se çfarë qeverie do të kompletohet”., thotë kreu i NISMA’së.

“Kosoves i duhet një qeveri e cila duhet ‘ti kryejë punët dhe t’i ndal fjalët”, ka deklaruar tutje ai.

E para Limajt, lideri i LDK’së, Isa Mustafa e ka pritur në takim Shpend Ahmetin. Në orët e pasditës ai pritet që të takohet edhe me Ramush Haradinajn.

(Kosova Sot Online)