Ja çka e lidh Shpend Jahtin me Ramush Haradinajn!

  • 19 August 2019 - 15:03
Ja çka e lidh Shpend Jahtin me Ramush Haradinajn!

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj bëri të ditur se ka marr vendimin për një koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit, e cila nga frika dhe duke e ditur që nuk ka shans të kaloj pragun zgjedhor, përfundoi në prehrin e Kryeministrit.

Por, historia e Shpend Ahmetit me Ramush Haradinajn nuk nis sot, kjo histori tashmë ka një kohë të gjatë që ka nisur dhe vazhdon. “Dashuria” e tyre e përbashkët është Shkëlqim Devolli. PSD-ja që nga ndarja prej VV-së, vazhdimisht ishte një patericë e pushtetit për ta mbajtur në këmbë koalicionin PAN,natyrisht për qëllime të grupeve të interesit, më saktësisht Devollëve.

Që nga skandali me jahtin e mafio-oligarkëve Devolli, Shpend Ahmeti është afruar shumë me Ramush Haradinajn. Madje ky i fundit, edhe pse i gjendur përballë kërkesave dhe kritikave të ashpra nga ndërkombëtarët për ndaljen e monopolit të Devollëve në homologim të veturave, ai ia vazhdoi në mënyrë të heshtur Shkëlqim Devollit zhvatjen e kosovarëve.

E në anën tjetër, përmes pazareve, deputetët e Shpend Ahmetit e shpëtuan disa herë Haradinajn prej rrëzimit nga posti i kryeministrit.

Ishte votimi i buxhetit, koha kur votat e PSD-së ia vazhduan jetëgjatësinë Haradinajt ne qeveri. E Ky i fundit, si shpërblim për Ahmetin kishte postin e kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë, post që me vonë, ashtu sikurse i gjithë ekipi negociator i Kosovës, u shpall jo kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Edhe pse ky ekip zhvati buxhetin e shtetit, ashtu edhe të varfër, nuk dha asnjëherë përgjegjësi për mjetet e harxhuara.

E tash, kur Ahmeti e ka humbur edhe Prishtinën me qeverisjen skandaloze, qytetarët kosovarë kanë shansin që në zgjedhjet e parakohshme t’ia japin dënimin e merituar.

(Kosova Sot Online)