Pas koalicionit, Haradinajt dhe Ahmetit u vjen paralajmërimi: Ja tronditja e madhe që iu pret...

  • 19 August 2019 - 18:41
Pas koalicionit, Haradinajt dhe Ahmetit u vjen paralajmërimi: Ja tronditja e madhe që iu pret...

“AAK-ja e vogël e Haradinajt pas tronditjes që pësoi nga qeverisja me PDK-në, e pret fiaskoja e sigurte zgjedhore me PSD-në e klanit "Coca Cola Zero"”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tashmë dihet publikisht se PSD-ja që nga ndarja prej VV-së, vazhdimisht ishte një patericë e pushtetit për ta mbajtur në këmbë koalicionin PAN, natyrisht për qëllime të grupeve të interesit, më saktësisht Devollëve.

Por, gjatë ditës së sotme, kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj bëri të ditur se ka marr vendimin për një koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit, e cila nga frika dhe duke e ditur që nuk ka shans të kaloj pragun zgjedhor, përfundoi në prehrin e Kryeministrit.

E analistët politikë thonë se pika e përbashkët mes Haradinajt dhe Ahmetit janë pikërisht Devollët.

Image
Florim Zeqa

“Shpend Ahmeti nga frika e moskalimit të pragut zgjedhor u ndal në shtegun e parë, duke përfunduar lehtësisht në prehrin e ish kryeministrit Haradinaj. Nuk është kjo lidhje e befasishme dhe as e rastësishme. PSD-ja që nga ndarja me VV-në ishte kthyer në patericë të koalicionit qeveritar PAN, duke u bërë suporti më i madh i kryeministrit për interesa të Devollëve, duke e shpëtuar disa herë Haradinajn prej rrëzimit të sigurte nga posti i kryeministrit me vetëm 52 deputet në Kuvend. Siç dihet, ish kryeministri Haradinaj , si shpërblim për Ahmetin e kishte ndarë postin e kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë, ndërsa Devollëve ua vazhdoi në mënyrë të heshtur monopolin në homologim për zhvatjen e qytetarëve, edhe përkundër kritikave të ashpra të ndërkombëtarëve”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, AAK-në dhe PSD-së i pret fiaskoja e sigurtë në zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë. 

“Fuqizimi i Shpend Ahmetit në skenën politike përmes milionave të Devollëve, bëri që Shpendi fillimisht të sfidojë VV-në duke ia marrë hiq më pak se 12 deputet, e shfrytëzojë koalicionin PAN, e së fundmi është duke e përdorur edhe Haradinajn për arritjen e qëllimeve personale në bashkëpunim me mafiooligarkët e kompanisë Devolli. AAK-ja e vogël e Haradinajt pas tronditjes që pësoi nga qeverisja me PDK-në, e pret fiaskoja e sigurtë zgjedhore me PSD-në e klanit "Coca Cola Zero". Haradinaj në koalicion me PSD-në është futur në një aventurë akoma më të rrezikshme sesa ajo e PAN-it, nga e cila do ta merrë tronditjen e madhe zgjedhore pikërisht falë shpend-keqit dhe zogjve tjerë shtegtarë të PSD-së”, përfundoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)