PDK-ja e vetmuar, zyrtari i saj përpiqet t’i thumbojë LDK-në, VV-në, AAK-në e PSD-në

  • 19 August 2019 - 18:42
PDK-ja e vetmuar, zyrtari i saj përpiqet t’i thumbojë LDK-në, VV-në, AAK-në e PSD-në

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, pas nënshkrimit të koalicionit në mes të AAK-së e PSD-së, është munduar që përmes një shkrimi në Facebook, të thumbojë partitë politike, tash kur PDK-ja po shkon drejt zgjedhjeve pa asnjë partner në koalicion.

Cakolli që mban edhe pozitën e zëvendësministrit në Qeverinë në largim, thotë se preferon një koalicion në mes të LDK-së, VV-së, AAK-së e PSD-së.

Kjo sipas tij, që PDK-së të fitojë karshi krejt këtyre partive, sepse ai thotë se janë lodhur duke fituar që 12 vjet.

Kujtojmë që në të gjitha sondazhet e fundit partia e Cakollit, PDK-ja po lufton për vend të tretë, derisa në qeverinë tash në largim, arriti të mbijetojë vetëm duke u bashkuar me Nismën, AAK-në e më vonë edhe me AKR-në.

Image

(Kosova Sot Online)