Ja moti për ditët në vazhdim

  • 19 August 2019 - 21:01
Ja moti për ditët në vazhdim

Fushat e presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve që ndodhet mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell.

Ndërkohë një valë e të nxehtit nga Afrika veriore, që sot ka filluar të depërtojë mbi vendin tonë do të sjell mot të nxehtë, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare.

20.08.2019 - Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga verilindja 1-6m/s. Indeksi UV: 8.

21.08.2019 - Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 9.

(Kosova Sot Online)