Kosovari koritet për pak: Kishte tentuar të vjedh djathë në Belgjikë, ky është dënimi që e mori

  • 20 August 2019 - 09:02
Kosovari koritet për pak: Kishte tentuar të vjedh djathë në Belgjikë, ky është dënimi që e mori

Më 22 nëntor, dy burra të maskuara kishin hyrë në fabrikën e djathit “Le Comptair” për të vjedhur.

Ngjarja ndodhi në qytetin Verviers të Belgjikës. Njëri e kishte kërcënuar menaxherin Muriel me thikë, ndërsa tjetri me çekiç.

Pasi u lajmëruan organet e rendit, një nga hajdutët ishte larguar ndërsa Renato nga Kosova ishte kapur, shkruan Sudinfo.be.

Pas seancës gjyqësore, kosovari u dënua me 6 muaj, ndërsa prokurori kishte kërkuar dënim 2 vjeçar.  

(Kosova Sot Online)