Meliza Haradinaj ka një propozim për Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht për Glauk Konjufcën

  • 20 August 2019 - 09:33
Meliza Haradinaj ka një propozim për Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht për Glauk Konjufcën

Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të një nate më parë të bëra nga Glauk Konjufca, duke treguar se çka nënkupton fjala ‘makiavelist’, sipas saj. Ajo madje i ka dhënë propozim Vetëvendosjes që ta lexojnë autorin Tomas Hobs e jo Nikolo Makiavellin.

Haradinaj-Stublla ka thënë se të qenit ‘makiavelist’ në politikën kosovare nënkupton të jesh kundër PDK-së.

“Ja një copëz diturie se çka saktësisht nënkupton mbiemri ‘makiavelist’ në politikën kosovare:

– Jam kundër PDK-së dhe kundër atyre që e ndihmojnë PDK-në të mbesë në pushtet.

– Nuk më pengon që LDK-ja e Isa Mustafës, për herë të parë në historinë politike të Kosovës, e bëri Hashim Thaçin e PDK-së President, dhe Kadri Veselin e SHIK-ut Kryeparlamentar” shkroi ajo.

Këshilltarja e Haradinajt gjithashtu akuzon VV-në se me çdo kusht dëshiron të jetë pjesë e pushtetit dhe në çfarëdo mënyre. E edhe ky është kuptimi i makiavelizmit në politikën kosovare.

“- Synimi im është që unë të ngritem në pushtet, me çfarëdo mënyre.

– Qëllimi (lexo: pushteti) arsyeton secilin mjet të gabueshëm (lexo: amoralitetin politik, ndryshimin e qëndrimeve)”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook.

Ajo në fund i ka propozuar Konjufcës dhe Vetëvendosjes që ta lexojnë autorin Thomas Hobbes.

“Me gjasë, Princi i Glaukut ua ka interpretuar ndryshe makiavelizmin kolegëve të tij… ua propozoj Vetëvendosjes kolektivisht ‘Leviathan’ nga Thomas Hobbes” tha ajo. 

(Kosova Sot Online)