Isa Mustafa e thërret Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së të premten, a do ta shpallë kandidatin për kryeministër?

  • 20 August 2019 - 10:24
Isa Mustafa e thërret Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së të premten, a do ta shpallë kandidatin për kryeministër?

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, një ditë pas seancës për shpërndarje të Kuvendit.

Përmes një ftese që i ka bërë Këshillit të Përgjithshëm, është bërë e ditur se do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.

Fillimisht, në rend dite janër rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në, derisa pas saj do të bëhet edhe zgjedhja e kryesisë së re të LDK-së.

Mbledhja mbahet të premten, në selinë e LDK-së, nga ora 17:30.

Nuk është bërë e ditur se a do të shpallet edhe kandidatura për kryeministër nga LDK po atë ditë.

(Kosova Sot Online)