Rrahja në Prizren, paraburgim për dy persona

  • 20 August 2019 - 10:55
Rrahja në Prizren, paraburgim për dy persona

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me iniciale V.Gj. dhe M.B nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi lehtë trupor.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej datës së arrestimit,16.08.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 16.09.2019.

“Me datë, 16.08.2019, rreth orës 16:00 në Prizren, rruga “Ulqini”, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarit M. dhe H. Buzhala dhe rreth vajzës së tyre, me t’i takuar në rrugë, pas një fjalosje me dashje i sulmon me grushte, në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç ‘rast të dëmtuarit pësojnë lëndime të lehta trupore. Gjithashtu i pandehuri M. B. në kohë dhe vend të njëjtë, e në bashkëveprim me të pandehurit H.B., S.B. dhe të miturin E. B., pas një fjalosje paraprake me të pandehurin V. Gj. dhe të dëmtuarën B. Gj. me dashje përdorin forcën duke i goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë rast pësojnë lëndime të lehta trupor”, thuhet në njoftim.

Sipas kumtesës për media, në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

(Kosova Sot Online)