Deri në dy orë pritje në Merdare

  • 20 August 2019 - 11:42
Deri në dy orë pritje në Merdare

Pritjet nëpër pikë kalimet kufitare të Kosovës për të dalë nga vendi ynë duket se kanë rënë, edhe pse ato shkojnë deri në 2 orë.

Ndryshe nga fundjava kur kishte pritje deri në 6 orë në disa pikë kalime dhe radhë kilometrike, situata paraqitet pak më mirë sot.

Kështu, Merdarja mbetet pikë kalimi ku pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 2 orë, ndërsa radha e mjeteve është 400 metra.

Ndërsa, për të hyrë nga ky pikë kalim, pritjet janë deri në 15 minuta.

Tek Dheu i Bardhë kolona e mjeteve për të dalë nga vendi është e gjatë 200 metra, ndërsa pritjet deri në 30 minuta, ndërsa për të hyrë nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta, ndërsa për të hyrë deri në dhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta për të dalë, ndërsa për të hyrë deri në 5 minuta.

Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 11:00.

(Kosova Sot Online)