Publikohet një fotografi e vjetër e Prishtinës: Tek hoteli Grand ndodhej një pishinë

  • 20 August 2019 - 12:49
Publikohet një fotografi e vjetër e Prishtinës: Tek hoteli Grand ndodhej një pishinë

Në Prishtinë në vitet e 60’ta dhe 70’ta ka ekzistuar pishina e qytetit e cila ka qenë prapa hotelit të njohur Grand.

Shumë fotografi të vjetra të Prishtinës, ekzistojnë në rrjetet sociale ku shpesh shfaqet bukuria që edhe më herët e kishte kryeqyteti.

Përveç bukurisë, në imazhe të ndryshme është parë se edhe sa ambient të pastër kishte shumë vite më parë qendra dhe i gjithë qyteti i Prishtinës.

Së fundi në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e pishinës së qytetit e cila ndodhje prapa hotel Grand, tash saktësisht te monumenti ‘Heroinat’.

Sipas fanpage’it ‘Prishtina e Vjetër’, kjo fotografi është bërë në vitet e 60-70’të.

(Kosova Sot Online)