Rusia reagon ndaj testimit të raketave nga SHBA’ja: Jeni duke na provokuar

  • 20 August 2019 - 12:57
Rusia reagon ndaj testimit të raketave nga SHBA’ja: Jeni duke na provokuar

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar më 19 gusht se ka testuar një raketë në Ishullin Shën Nikolla të Kalifornisë.

Lidhur me këtë testim, Rusia ka hedhur akuza ndaj SHBA për për nxitje të tensioneve ushtarake pas testimet të raketës së parë, prej kur është larguar nga Traktati për Armë Bërthamore.

Sergei Ryabkov, zëvendës-ministri i Jashtëm rus  është shprehur për agjencinë e lajmeve TASS, se testimi i raketës tokësore në Kaliforni tregon se  “Shtetet e Bashkuara shihet se janë nisur drejt nxitjes së tensioneve ushtarake. Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve”.

Shtetet e Bashkuara janë larguar më 2 gusht nga marrëveshja e vitit 1987, e cila ka ndaluar testimet e raketave tokësore dhe atyre balistike me rreze nga 500 deri në 5,500 kilimetra.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi që më 1 shkurt se Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga marrëveshja për Armë Bërthamore, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kushteve të këtij dokumenti.

(Kosova Sot Online)