Aksident i rëndë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin. Detajet e para

  • 20 August 2019 - 13:17
Aksident i rëndë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin. Detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Farkës, ku si pasojë ka humbur jetën një burrë.

Sipas informacioneve të para, burri rreth 55 vjeç është përplasur nga një autobus ndërsa ai ishte duke drejtuar një motoçikletë.

“Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.”, njofton policia.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)