Vjen paralajmërimi i rëndë për zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë do të ndodhë

  • 20 August 2019 - 13:46
Vjen paralajmërimi i rëndë për zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë do të ndodhë

“Për popullin e Kosovës te gjitha partitë aktuale janë aq te dështuara, të kriminalizuara e të shantazhuara dhe të vëna tërësisht në shërbim të mafias, sa që pa marrë parasysh se si do të veprojnë ato, qytetari kosovar me të drejtë nuk pret që të ketë fare ndryshime as pas zgjedhjeve”, tha Qarri.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po afrojnë dita ditës në Kosovë dhe partitë politike po shikojnë alternativat për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

E analistët politikë, thonë se partitë politike duhet të shkojnë gjithsecila e vetme ne zgjedhje, në mënyrë që ta maten në popull dhe ta shohin se sa e kanë besimin e popullit. Ata konsiderojnë se partitë kosovare janë të frikësuara nga debakli në zgjedhje, dhe në këtë mënyrë si zgjidhje të vetme i shohin koalicionet parazgjedhore.

Madje ata paralajmërojnë se për qytetarët të gjitha partitë janë parti të dështuara, të kriminalizuara dhe në shërbim të mafias dhe me te drejte nuk presin që të ketë ndryshime, pa marr parasysh se cila parti apo koalicion fiton, sepse si gjithmonë krimi do të sundojë.

Image
Gani Qarri

Duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Gani Qarri thotë se zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, duhet përfundimisht t`ua përgatitin fundin e partive të dështuara politike.

“Fatkeqësisht pas mese dy dekadash keqsundimi, kapje të prokurorisë, policisë, gjyqësisë dhe çdo poreje të shtetit, kasta aktuale e kriminalizuar politike, janë vazhdimësi e dështimeve, fatkeqësive dhe tragjedive të pafundme të këtij vendi. Kjo kastë e dështuar ka marrë peng fatin e këtij populli, si dhe kidnapu funksionet kryesore udhëheqëse të pushtetit, më zi se pushtuesit serb deri para pak vitesh, duke bllokuar tërësisht perspektivën dhe shkatërruar të tashmen dhe të ardhmen e popullit dhe të shtetit të Kosovës. Për këtë arsye zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, duhet përfundimisht t`ua përgatitin fundin e partive të dështuara politike, ndaj ato janë shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët që përfundimisht presin dhe dëshirojnë ndryshime”, thotë Qarri.

Sipas tij, partitë politike në Kosovë duhet të shkojnë të vetme në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore.

“Kështu që partitë aktuale politike, duhet medoemos të shkojnë gjithsecila e vetme ne zgjedhje, ne mënyrë qe të maten me vullnetin e votuesit dhe ta shohin se sa e kane besimin e popullit. Por pas gjithë të këqijave që për krejt këto vite u kanë shkaktuar qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, partitë e denigruara politike janë aq të frikësuara nga debakli që i pret, sa që si zgjidhje te vetme, i shohin vetëm koalicionet parazgjedhore. Megjithatë, për popullin e Kosovës te gjitha partitë aktuale janë aq te dështuara, të kriminalizuara e të shantazhuara dhe të vëna tërësisht në shërbim të mafias, sa që pa marrë parasysh se si do të veprojnë ato, qytetari kosovar me të drejtë nuk pret që të ketë fare ndryshime as pas zgjedhjeve”, shton Qarri.

Për fund, ai thotë se zgjedhjet janë shansi i fundit që politikanët e kriminalizuar të marrin dënimin e merituar.

“Ndaj zgjedhjet që po vijnë, duhet të jenë fundi i politikanëve të inkriminuar dhe partive të dështuara politike, përndryshe pa marre parasysh se cila parti apo koalicion mund të fitojë shumicën, përderisa të mos bëhet një VETTING i përgjithshëm dhe dal në skenë një subjekt i ri dhe i panjollosur politik, me partitë aktuale në pushtet nepotizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar, si gjithmonë, vetëm sa do të vazhdojnë të thellohen e zgjerohen pa reshtur”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)