Si asgjë, prizrenasi vjedh biçikletën, por kapet nga kamerat

  • 20 August 2019 - 13:48
Si asgjë, prizrenasi vjedh biçikletën, por kapet nga kamerat

Një person, ka arritur që ta vjedhë një biçikletë në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën De Rada në Prizren, saktësisht afër Stacionit të Autobusëve dhe Ambulancës.

Akti i tij është kapur nga kamerat e sigurisë, dhe shihet se me shumë lehtësi, vetëm e merr biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Rastin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

“Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së biçikletave. Shumë shpejtë ata do të kapen për shkak se ka dëshmitarë dhe pamje nga kamera e sigurisë” ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Prizrenit.

(Kosova Sot Online)