ISIS-i po forcohet përsëri në Irak dhe Siri

  • 20 August 2019 - 14:47
ISIS-i po forcohet përsëri në Irak dhe Siri

Pesë muaj pasi forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara e dëbuan të ashtuquajturin Shtet Islamik nga territori i fundit që e kishin nën kontroll në Siri, grupi terrorist është duke marrë fuqi të reja, po kryen sulme në Irak dhe Siri dhe po i përtërin rrjetet e financimit.

Ndonëse presidenti amerikan disa javë më parë tha se Shteti Islamik është mposhtur plotësisht, zyrtarët e mbrojtjes në rajonin e Lindjes së Mesme i shohin gjërat ndryshe, duke qenë të vetëdijshëm se ata që kanë mbetur nga ISIS-i do të qëndrojnë aty edhe për një kohë.

Ndonëse ka pak shqetësime se ISIS-i do ta rikthejë territorin gjeografik që e kishte dikur, i cili ishte i madh sa Britania dhe në të jetonin 12 milionë njerëz, grupi terrorist i ka mobilizuar 18 mijë luftëtarë në Irak dhe Siri.

Grupet e tij kanë kryer sulme me snajper, rrëmbime dhe vrasje të forcave të sigurisë.

Besohet se grupi i ka rreth 400 milion dollarë, të cilat i ka fshehur në Irak, Siri ose në vende të tjera për t’i mbajtur më të sigurta. Dyshohet se një pjesë të tyre i kanë investuar në biznese të ndryshme, përfshirë peshkimin, shitjen e veturave dhe kultivimin e kanabisit, shkruan “New York Times”.

(Kosova Sot Online)