‘Ka knu në Speciale’, Nasim Haradinaj u tërheq vërejtjen Ramush Haradinajt e Rexhep Selimit

  • 20 August 2019 - 17:50
‘Ka knu në Speciale’, Nasim Haradinaj u tërheq vërejtjen Ramush Haradinajt e Rexhep Selimit

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, duke folur për përplasjet e komandantëve në lidhje me gjykatën speciale tha se duhet hequr dorë nga përdorimi i emrit të UÇK-së për përfitime partiake.

“Nuk i shoh si të dobishme, nuk do i ndihmojë në fushatën zgjedhore dhe tashmë ata e dinë, Ushtria është vlerë e gjithë popullit. Vetë fakti që këta po merren me luftën është se tash këta nuk kanë pas as një reformë bindësë për popullin por po dojnë më u shit me këtë trika të vjetra”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai ka shtuar se fyerje më të madhe se sa ofendimi mes atyre që luftuan nuk ka. Ai ka theksuar se kjo temë duhet të mbyllet një herë e mirë.

“Nuk ka asgjë më dëm e as më fyese sesa të përmendet vlerat eluftës duke ofenduar njëri tjetrit, nuk është ajo çfarë se deklaron sepse secili e njohim njëri – tjetrn. Këta duhet me ju largu UÇK-së se boll e kanë dëmtuar. Unë mendoj se një herë e përgjithmonë duhet me ju largu UÇKsë. Vetë fakti që e kanë hek petkun e UÇK-së e janë marrë me politike është një fakt që s;duhet të flasin”, ka shtuar Haradinaj.

E Haradinaj nuk e ka lënë pa folur për përplasjen Selimi- Haradinaj, me ç’rast ka thënë se Selimi ka bërë shumë gabim me deklaratën e tij karshi kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt.

“Rexhep Selimi ka gabu shumë, sepse njeriu në gjykatë përzgjedh vetë mënyrën se si do të shkon, ky ishte dy herë në proces dhe dy herë embrojti UÇK-në. Secili individ e dinë vlerën e njëjtë, këta janë thirre si individ dhe të gjithë do të thirrën si individ në luftë. Këta nuk kanë shku si mbrojtës por si individ, duke e mbrojtë pozitën e vetë do e mbrojnë veten”, ka theksuar Haradinaj. 

Por ky nuk pajtohet as me reagimin e kryeministrit, i cili tha se Rexhep Selimi ka “kënduar” për Gjykatën Speciale.

“Për mu prapë është deklaratë e keqe sepse dhe Rexhepi ka vendos se si do e mbrojë veten, do të vijë fundit ku të gjithë do të hetohen.

Sepse në fund gjykatësi do të jep një verdikit si për heshtje si për deklarim”, ka thënë tutje ai.

(Koosva Sot Online)