Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK’së, Behxhet Jashari

  • 21 August 2019 - 08:35
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK’së, Behxhet Jashari

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare ish-luftëtari i UÇK’së, Behxhet Jashari.

Jashari ka qenë pjesëtarë i Birgadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe vinte nga Strofci i Vushtrrisë.

Ramush Haradinaj e ka përkujtuar Jasharin përmes një shkrimi në Facebook.

“Ai ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje Atdheut. Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka thënë Haradinaj.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se nesër në mesditë prej orës 11:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK’së.

(Kosova Sot Online)