Në luftë e sipër kundër korrupsionit Kadri Veseli takon të dënuarit për korrupsion

  • 21 August 2019 - 09:45
Në luftë e sipër kundër korrupsionit Kadri Veseli takon të dënuarit për korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po vazhdon fushatën e tij parazgjedhore.

Veseli kohëve të fundit ka bërë premtime të shumta që, nëse ai do të bëhet kryeministër, do të luftojë korropsionin dhe nepotizmin, ndonëse zyrtarë të lartë të partisë së tij janë të akuzuar për këto vepra.

Tash së fundi në një takim me disa mjekë të rinjë ai përsëri bëri premtim që do luftojë korrupsionin dhe do iu mundësojë mjekëve mundësi më të mira për punë në vendin e tyre.

Por si për ironi në këtë takim kishte të akuzuar për korrupsion. Majde Veseli edhe u përshendet për së afërmi me personin në fjalë.

Bëhet fjalë për Kemajl Gashin nga Vushtrria. Gashi ishte dënuar me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkak të ushtrimit të ndikimit për pranim të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Ai është i përfshirë në një grup të cilët kanë marrë shuma të parave nga 4 mijë deri në 10 mijë euro për regjistrimin e studentëve në UP në Fakultetin e Mjekësisë, atë të Edukimit etj., si dhe për dhënien e provimeve kryesisht në Fakultetin Ekonomik.

Nga mesazhet e shkëmbyera nga të dyshuarit dëshmohet se nuk ka pasur raste kur nuk ia kanë dalë të regjistrohen në UP, apo të kalojnë ndonjë provim. Këtë e patën konfirmuar edhe tashmë të dënuarit qysh në fillim kur ishin marrë në pyetje nga policia. Këtë e kanë konfirmuar edhe dëshmitarë që për shërbimet e tyre kanë paguar para.

Ata arritën që të shtonin sa të donin numrin e studentëve që paguanin për tu bërë studentë të rregullt.

Image

(Kosova Sot Online)