Ish ambasadori akuzon eksponentët e PDK-së

  • 21 August 2019 - 09:56
Ish ambasadori akuzon eksponentët e PDK-së

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka kritikuar ashpër eksponentët e PDK-së të cilët po mundohen ta ‘linçojnë’ pas anëtarësimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje .

“Eksponentë të PDK-së në rrjetet sociale po drejtojnë bajoneta helmuese verbale, me gjuhë të ndytë, në drejtim timin për shkak të anëtarësimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje! Nuk dua t’u përgjigjem me të njejtën gjuhë. Nuk përkon me etikën time politike dhe nivelin tim intelektual”.

Kiçmari më tutje ia ka kujtuar PDK-së përvojen e tij të diplomatit dhe se nga kush u emërua në pozitën e ambasadorit.

“Ka mbi njëmbëdhjetë vite që unë nuk kam asnjë lidhje me PDK. Në detyrën e Ambasadorit jam pranuar me konkurs. Kandidatura ime është mbështetur nga komisioni i MPJ, nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës dhe më pas jam dekretuar nga Presidenti Sejdiu. Në mandatin e dytë jam dekretuar nga presidentja Jahjaga”.

Në fund, Kiçmari ka thënë se e din që udhëheqësve të PDK-së nuk i është prish qefi kur ai u largua nga Kosova në 2008-tën.

“E di se udhëheqjes së PDK nuk i është prishë fare qejfi, që unë të largohesha nga Kosova në vitin 2008, për shkak të një numri mosmarrëveshjesh konceptuale që kam pasur me ta”, përfundoi Kiçmari shkrimin e tij në Facebook.

 

(Kosova Sot Online)