Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. 49

  • 21 August 2019 - 09:59
Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. 49

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49 në të cilën janë 132 asete.

Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë.

Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Siç jeni njoftuar tanimë , që nga kjo valë e shitjes se Aseteve, Agjencia do të zbatoj Rregullat e reja të thjeshtuara të tenderit të cilat lehtësojnë procesin e ofertimit.

Rregullat e tenderit janë të publikuara në ueb faqen e Agjencisë:

http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,72

Mediat janë të ftuara ta ndjekin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.

Ju mirëpresim

Agjencia Kosovare e Privatizimit

(Kosova Sot Online)