Nisi si sherr në park, babai shqiptar thërret përforcimet dhe i turret prindit tjetër. Ja “show” që dha në lokal

  • 21 August 2019 - 10:09
Nisi si sherr në park, babai shqiptar thërret përforcimet dhe i turret prindit tjetër. Ja “show” që dha në lokal

“Zënka” e fëmijëve për radhën tek lodrat se kush do hipte i pari tek lëkundësja ka bërë që prindërit e tyre të zihen keq.

Fëmijët e dy burrave shqiptarë që jetojnë në Itali teksa ishin një mbrëmje ne park, përgjatë Bormida, Cairo, në provincën e Savona, janë zënë se kush do luante i pari me shilarësen, por kjo ka bërë që edhe baballarët e tyre të nisin sherrin me fjalë, për ti dalë në mbrojtje të miturve.

“Deri këtu asgjë e çuditshme, sepse ndodh gjithmonë, por në një moment të caktuar prindërit, të dy bashkëkombas me origjinë shqiptare, ndërhyjnë në zënkën e fëmijëve dhe nisin të debatojnë. E gjitha duket se do të përfundonte me kaq, por nuk ndodhi ashtu. Mbrëmjen tjetër, njëri prej dy baballarëve, së bashku me dy shokë, identifikuan babanë e djalit tjetër në një lokal. Shkuan dhe e rrahën me shkelma dhe e goditën në kokë me një gotë që ishte mbi tryezë. Një minutë e gjysmë dhunë që ka lënë të shtangur klientët e tjerë të lokalit që telefonuan policinë. Pas përfundimit të “misionit”, të tre burrat u futen në makinat e tyre dhe ikin me shpejtësi”, e përshkruajnë mediat ngjarjen.

Sakaq, policia u vu në ndjekje të makinave të tyre falë targave që morën nga klientët dhe më pas arrestuan A.ë. 37 vjec, L.S. 34 vjeç dhe P.M. 42 vjeç, të gjithë banues në Cairo.

(Kosova Sot Online)