Kryeministri britanik viziton sot Gjermaninë

  • 21 August 2019 - 10:19
Kryeministri britanik viziton sot Gjermaninë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të takohet sot në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai pritet që në këtë takim ta përsërisë thirrjen për ndryshim të planit për kontrolle kufitare me Irlandën.

Johnson ka thënë se marrëveshja për shmangie të kontrollit kufitar me Irlandën pas Brexit-it është jodemokratike dhe duhet të largohet në mënyrë që të arrihet marrëveshja e përgjithshme.

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian i ka refuzuar të gjitha mundësitë për ndonjë ndryshim sa i përket kësaj teme. Shefi i qeverisë britanike tha se përgjigjja e BE-së ndaj kërkesës së tij ka qenë paksa negative.

Pavarësisht përgjigjes së BE-së, Johnson tha se do të futet në negociata me shumë energji dhe vullnet dhe se diçka duhet të bëhet për kufirin me Irlandën.

Johnson më parë është zotuar se do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndryshuar marrëveshjen aktuale me Bashkimin Evropian në mënyrë që t’i sigurojë votat e mjaftueshme në kuvendin britanik, por ka theksuar se Brexit-i duhet të ndodhë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Në anën tjetër, Partia Laburiste dhe partitë tjera opozitare janë zotuar se do ta bllokojnë largimin e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)