Nesër në ora 10:00 votohet për të shpërndarë Kuvendin

  • 21 August 2019 - 10:51
Nesër në ora 10:00 votohet për të shpërndarë Kuvendin

Nesër nga ora 10:00 do të fillojë seanca ku si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugës shkuarjes në zgjedhje.

Si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Derisa, shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës.

22 gushti u caktua si datë në Kryesi të Kuvendit të Kosoëvs, derisa, tashmë janë dorëzuar nënshkrimet nga partitë e mëdha për shpërndarje të kuvendit.

(Kosova Sot Online)