Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë

  • 21 August 2019 - 11:15
Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20:00 ka arrestuar një person për kontrabandë me migrantë në PKK Mutivodë.

Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili ishte në kërkim policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pjesë e pikë kalimit kufitar Merdare, në kuadër të degës doganore Podujevë bën pjesë edhe Pikë kalimi Kufitarë në Mutivodë.

Në këtë PKK nuk është i lejuar qarkullimi i mallrave, por vetëm ai i udhëtarëve dhe gjësendeve personale  që ata i bartin me vete. 

(Kosova Sot Online)