E detyrojnë ta heq shaminë dhe e gjuajnë me vezë, ngjarja që ka tmerruar Dublinin

  • 21 August 2019 - 13:03
E detyrojnë ta heq shaminë dhe e gjuajnë me vezë, ngjarja që ka tmerruar Dublinin

Një video që po qarkullon në internet tregon një bandë të rinjsh që sulmojnë një vajzë myslimane 14-vjeçare në një sulm të dyshuar islamofobik

Policia irlandeze – Gardai – po heton sulmin në Dublin, Irlandë, pasi adoleshentja dyshohet se e kishte hequr hixhabin e saj nga koka e saj para se të rrihej dhe ishte gjuajtur me vezë nga disa të rinj.

Një shitës dyqani aty pranë pretendon gjithashtu se ai ishte nënshtruar një abuzimi të egër racist nga banda pasi nuk pranoi t’i shesë cigare. Pasi banda e të rinjve dolën nga dyqani, vajza myslimane 14-vjeçare dyshohet se ishte sulmuar në Dundrum, Dublin.

Një video e sulmit të dyshuar tregon se një grup të rinjsh rrethojnë vajzën ndërsa ajo ulërin.Kamera humbet fokusin para se vezët të shihen duke u gjuajtur në drejtim të saj dhe vajza e shqetësuar mund të dëgjohet duke qarë.

Kalimtarët vrapuan për të ndihmuar vajzën ndërsa banda u largua nga vendi i ngjarjes ndërkohë një përfaqësues u dërgua nga prindërit me shpresën që asnjë fëmijë tjetër të mos binte viktimë e ndonjë sulmi. Një zëdhënës tha: “Gardai po heton një sulm të dyshuar të vogël të një femre në adoleshencën e saj,asnjë arrestim nuk është bërë dhe hetimi po vazhdon.”

(Kosova Sot Online)