Pamjet me dron nga ku po prishet restoranti i njeriut që sulmoi turistët spanjollë

  • 21 August 2019 - 13:08
Pamjet me dron nga ku po prishet restoranti i njeriut që sulmoi turistët spanjollë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të Shqipërisë ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.

Siç raportojnë mediat shqiptare, Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.

Po sipas mediave, gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.

Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incident.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje me dron nga Porto Palermo, ku po prishet restoranti i Mihal Kokëdhimës.

 
Live/ Vazhdon prishja e restorantit pa leje e Mihal Kokëdhimës

Live/ Vazhdon prishja e restorantit pa leje e Mihal Kokëdhimës Like Ora News Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulmoi-turistet-spanjolle-ikmt-dhe-policia-prishin-restorantin-e-mihal-kokedhimes

Posted by Ora News on Wednesday, August 21, 2019

Siç shkruan oranews.tv, operacioni nisi mëngjesin e sotëm dhe sipas IKMT do vijojë dhe me objektet e tjera pa leje në gjithë vijën bregdetare te vendit.

(Kosova Sot Online)