Profesori i njohur ka një paralajmërim të keq për Kosovën

  • 21 August 2019 - 18:52
Profesori i njohur ka një paralajmërim të keq për Kosovën

“Listat do te jenë përsëri të mbudhur me të akuzuar. Kjo tregon jo seriozitetin e subjekteve politike në luftimin e krimit dhe të korrupsionit”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kur po afrohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë për “Kosova Sot Online”, se listat zgjedhore do të jenë përplot me njerëz të cilët janë të akuzuar për krime të ndryshme dhe gjenden në procese gjyqësore.

Image
Muhamet Kelmendi

“E tërë çështja në përcaktimin e kandidatëve për deputet varet nga ana e subjekteve politike. Me ligj nuk është e përcaktuar dhe nuk mundet të sanksionohet mos pjesëmarrja në kanditim dhe në zgjedhje pse ka akuza. Përjashtim bënë vetëm rasti kur i akuzuari ka kryer vepër të rëndë penale, e ku dënimet janë mbi 5 vite burg. Përndryshe vetëm akuza, pa qenë i burgosur, nuk e përjashton subjektin fizik nga kjo mundësi. Këtej tërë çështja iu kalon subjekteve politike. Ato e përcaktojnë mundësinë e kanditimit ose ua heqin këtë mundësi kandidatëve të akuzuar. Është gjë normale se të akuzuarit nuk duhet të mandatohen si kandidatë. Jo pse janë fajtor, sepse kjo del nga gjykata, por mu pse janë të akuzuar”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai i quan mashtrim deklaratat e Kadri Veselit për luftimin e korrupsionit, e ku dihet se është pikërisht partia e tij ajo që e ka instaluar në çdo institucion në Kosovë. 

“Mirëpo, nuk mendoj se ka forcë ndonjë subjekt politik të ikë nga kjo dhe mos të lejojë të kandidohen. Këtë e pamë tek PDK, ku doli qëndrimi por nuk po respektohet nga subjektet fizike. Partitë tjera as që ia kanë filluar kësaj mase juridike dhe politike. Ato do të kandidojnë subjekte fizike te te akuzuar. Dhe, natyrisht se nuk do t’i largojnë nga lista. Listat do te jenë përsëri të mbudhur me të akuzuar. Kjo tregon jo seriozitetin e subjekteve politike në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Mos ndërmarrja e masave, po vije qëndrimi i UE dhe te SHBA-ve se pushteti në Kosovë është i korruptuar. Mos ndërmarrja e masave të tilla, këtë po e jepë si porosi në botë”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)