Alarmuese: Ja në dorën e kujt është Kosova, ky është rreziku i madh...

  • 22 August 2019 - 07:34
Alarmuese: Ja në dorën e kujt është Kosova, ky është rreziku i madh...

“Pra, të jeni të bindur se nuk ka investime te huaja në Kosovë deri sa nuk burgosën kryebanditët dhe deri sa nuk ju merret pasuria e vjedhur, nuk mund te ketë investime të huaja kur kryebanditët e kanë bërë zap sistemin gjyqësor, kur në majën e shtetit janë hajnat të peshave të rënda dhe mendoni se dikush është i verbër dhe i shurdhur dhe nuk i sheh dhe nuk i dëgjon këto grupe kriminale që e vjedhin shtetin deri kockë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Shteti i Kosovës, sipas analistëve politikë po dështon përballë vendeve të rajonit për të tërhequr investitorët e huaj, dhe për këtë, politikanët kosovarë nuk japin përgjegjësi para qytetarëve për dështimet e tyre. Sipas analistëve dhe njohëseve të zhvillimeve politike dhe të fushës së ekonomisë, në Kosovë, në mungese të sundimit të ligjit, për çdo investim vendor apo ndërkombëtar, poqëse nuk ipet haraç apo poqese pushtetarët nuk kanë përqindje në atë projekt, nuk ka shans që investimi të ndodhë, dukur kjo që po ndodhë në të dyja nivelet, si në komuna ashtu edhe në institucionet qendrore.

Image

 

E lidhur me këtë, analisti politik, ëReshat Badallaj-Zhuriani thotë se Kosovën e kanë marrë në duar hajnat e banditët.

“Se perse Kosova dështoi edhe atë bile shumë turpshëm përballë vendeve të rajonit për të tërhequr investitorët e huaj dhe që nuk japin llogari para qytetarëve, nuk është aspak për tu habitur.

 

Kosova duhet ditur se mjerisht që nga pas lufta nuk udhëhiqet nga njerëzit e ditur, njerëz të profileve përkatëse për të udhëhequr shtetin, por Kosova u murr në dorën e cubave, hajnave, kryebanditëve dhe kryehajdutëve dhe se vërtetë është kështu, merreni me mend vetëm një gjë shumë të rëndësishme dhe pyesim: Cila qeveri që nga pas lufta e deri me sot, e ka quar mandatin deri në fund dhe pse jo!? Këtu dua t´i jap pak lëvdate vetës, vetëm të shikohet se kur kam thënë se edhe kjo Qeveri hajnash nuk ka shanse të vazhdoj deri në fund dhe se duhet ikur sa më parë në theqafje”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Kosova po dirigjohet nga kanalet me kriminale të nëntokës në tërë Ballkanin.

“Këto banda iu turren Kosovës si llavë ujqish dhe bënin konkurrencë se kush po e vjedhë deri në palcë me shumë vendin. Vlonte hajnia, korrupsioni, shkelnin ligjet, nuk e respektonin kushtetutën e vendit, i benë zap edhe sistemin e kalbur gjyqësor që na qiten hije të zezë si emër në botën e qytetëruar dhe kjo u pa hapur nga te huajt dhe cili pastaj të investoj në Kosovë, kur vendi dirigjohet nga kanalet me kriminale të nëntokës në tërë Ballkanin që vetëm vjedhnin për veti; vraponin pas hajnisë taman si zagarët pas kockave dhe si korbat pas kufomave te vdekura. Qeveri i thua kësaj qeverie kupukush e vagabondësh që nuk shikonin interesat e qytetarëve po interesat e tyre personale. Cila qeveri si kjo qeveri banditesh që ia rriten vetes rrogat më të madhe në rajon dhe populli mbeti me gishte në gojë dhe mblidhte kafshatën e gojës nëpër kosha të plehrave dhe këta banditë lidhin rreth qafës kërpeshin "VERESAQI" që një Zot i madh e di sa kushton”, shton Badallaj.

“Banditët që janë të veshur me xhaketën e majave te shtetit uzorponin cdo gjë, kërkonin miliona haraç dhe në këtë mënyrë këta hajna të peshave të rënda siguruan pasuri për 20-30 breza dhe mendoni se këta nuk e ka parë Evropa dhe bota. Me thuani se sa e sa herë faktori ndërkombëtar kësaj kopeje banditesh ia tërhoqi vërejtjen se të luftojnë korrupsionin, po si mund te luftohet hajnia kur ne dorë çdo qeveri pa asnjë dallim që nga pas lufta janë hajnat më të mëdhenj në tërë Evropën, hajna me renome ndërkombëtare. Sa skandale dhe afera u bënë nga këta kryebanditë shkuar kryebanditëve dhe cili dha dorëheqje se të mos flasim për t´i burgosur këta langonj me dy këmbë dhe si mund të investojë një i huaj në ketë shtet kur ne krye te vendit kanë qenë dhe janë hajnat më të mëdhenj në terë Ballkanin duke formuar edhe klanet mafioze dhe atë më të rrezikshme se klani i Zemunpoljes”.

Për fund, Badallaj ka thënë se për të investuar në Kosovë të huajt, vendit i duhet një epokë e re që i kanë duart e pastërta.

“Pra, të jeni të bindur se nuk ka investime te huaja në Kosovë deri sa nuk burgosën kryebanditët dhe deri sa nuk ju merret pasuria e vjedhur, nuk mund te ketë investime të huaja kur kryebanditët e kanë bërë zap sistemin gjyqësor, kur në majën e shtetit janë hajnat të peshave të rënda dhe mendoni se dikush është i verbër dhe i shurdhur dhe nuk i sheh dhe nuk i dëgjon këto grupe kriminale që e vjedhin shtetin deri kockë. Për të investuar në Kosovë te huajt, vendit i duhet një epokë e re që i kanë duart e pastërta dhe jo një kope bagëtish që janë të përlyer deri në fyt me krim dhe hajni. Investitorët ja kanë dëgjuar zërin larg kësaj kopeje hajnash të dalura nga zezënaja e kanaleve të nëntokës kriminale, po të mos ishin këta lugetër do të kishte pa reshtur investitor që do të thotë se do të zvogëlohej papunësia dhe një jetë me e mirë e qytetarit do të lulëzonte...”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)