Isufi: Sot s’mund të ketë befasi, Kuvendi do të shpërndahet

  • 22 August 2019 - 10:08
Isufi: Sot s’mund të ketë befasi, Kuvendi do të shpërndahet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se sot do të shpërndahet Kuvendi dhe nuk mund të ketë befasi.

“Si Grup Parlamentar jemi komplet, për të votuar sot shpërndarjen e Kuvendit. 93 nënshkrime duhet t’i përgjigjen kësaj thirrje, të cilët janë deklaruar se janë për shpërndarje të Kuvendit. Nuk mund të ketë befasi, pasi çdo parti politike është prononcuar se është pro shpërndarjes dhe nuk mendoj se mund të ketë befasi, përndryshe nëse nuk ndodh kjo atëherë mund të paguajë çmim të lartë në votë”, ka deklaruar Isufi për media.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë mundësinë për një qeveri teknike.

“Jam i bindur se sot do të bëhet shpërndarja e Kuvendit. Nuk mund të ndodhë ndonjë qeveri teknike, sot do të ketë vetëm shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)