Haradinaj: Temat që nuk u kryen për 20 vjet, i përfundova për një vit

  • 22 August 2019 - 10:26
Haradinaj: Temat që nuk u kryen për 20 vjet, i përfundova për një vit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj para fillimit të seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit ka thënë se që nga dorëheqja e tij e ka ditur që vendoi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Ai tha se e rëndësishme tashmë mbetet fokusimi në temat nacionale të vendit.

“AAK është unike. Vendimi u kthehet qytetarëve. E kemi pritur nga tërheqja dhe tek shpallja e zgjedhjeve. Është me rëndësi të fokusohemi tek ajo që na pret. Do të mbetemi të vendosur 100% në shtet dhe temat nacionale”, tha Haradinaj.

“Vendimi nuk është më i imi tashmë vendimi është tek qytetarët. Qytetari e vlerëson dhe mendoj që të gjitha ato tema që nuk kanë ndodhur qe 20 vjet për një vit veçse kanë ndodhur”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)