Albin Kurti akuza të rënda PAN-it: Sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Republikës

  • 22 August 2019 - 10:59
Albin Kurti akuza të rënda PAN-it: Sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Republikës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas shpërndarjes së Kuvendit, duke thënë se seanca e sotme ishte mundësi e mundesisë.

Kurti ka thënë se me vendimin e deputetëve i është dhënë mundësia deputetëve që tia kthejnë mundësinë qytetarëve të Republikës, për siç ka thënë ai ta zgjedhin një qeveri të mirë, e jo sikurse kjo e PAN-it.

“Seanca e sotme e legjislaturës së gjashtë, ishte mundësia e mundësisë. Ishte mundësia e deputetëve që tia kthejnë mundësinë qytetarëve të Republikës. është hap i mirë që me votim masiv, u hap rruga që të zgjidhet një qeveri e mirë dhe jo si kjo. Kjo qeveri ishte qeveri e 21 minitrave, 5 zv,kryeministrave dhe mbi 80 zv.ministra. Sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)