Albin Kurti ua bën “bllok” këtyre partive: Kurrsesi nuk do të jenë në koalicion parazgjedhor me VV-në

  • 22 August 2019 - 11:12
Albin Kurti ua bën “bllok” këtyre partive: Kurrsesi nuk do të jenë në koalicion parazgjedhor me VV-në

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një prononcim para mediave ka thënë se partitë të cilat kanë qeverisur dy vitet e fundit nuk do të mund të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Konsiderojmë që shteti i Kosovës është për shkak të PDK-së e cikla e ka uzurpuar shtetin dhe ka dështuar si parti. Nuk hyjmë në koalicione parazgjedhore me ata të cilët ishin pjesë e kësaj qeverie që mezi u formua pas tre muajsh të zgjedhjeve më 2017 dhe mezi u mbajt si qeveri e pakicës”, tha ai.

“Këta që kanë qeverisur besoj që nuk do duhej qeverisur më dhe kurrsesi të jenë në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen apo në koalicionin parazgjedhor ku do të jetë VV”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)