Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës zë vend në ballinat e mediave të huaja

  • 22 August 2019 - 11:34
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës zë vend në ballinat e mediave të huaja

Me 99 vota pro është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës.

Me të përfunduar seanca, kjo është bërë “Lajm i fundit” edhe nëpër mediat ndërkombëtare.

“Ligjvënësit kosovarë kanë votuar për shpërndarje të Parlamentit duke shtuar rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje muajin e kaluar”, shkruan Reuters.

“Deputetët kosovarë shpërndajnë parlamentin, për të shtruar rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme”, shkruan titulli i AFP.

(Kosova Sot Online)