Profesori i Parisit për politikanët kosovarë: Qafën e thefshin!

  • 22 August 2019 - 14:05
Profesori i Parisit për politikanët kosovarë: Qafën e thefshin!

Pasi u votua shpërndarja e Kuvendit të Kosovës ka reaguar profesori dhe ligjëruesi në Universitetit e Parisit, Nezir Kraki, i cili ka thënë se tashmë ka vitë që nuk funksionon parlamenti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka cilësuar në Kuvend nga të gjithë deputetët as 20 prej tyre nuk kanë qenë të denjë për postet e tyre

Postim i plotë:

Qafen e thefshin! 

N’fakt, Kosova ka vite që funksionon pa parlament. N’atë sallë gjithmonë ka pas rroga, meditje, shitblerje, injorancë, krim, banditizem, turp e gjithçka tjetër përveç përfaqësim të interesit të popullit.

N’atë sallë, nga 120 persona as 20 nuk kanë qenë të denjë për postet e tyre. Seancat e asaj salle kanë qenë sa të gërditshme për popullin aq edhe qesharake për botën. Aty kishte nga deputeti WANTED ne listat e zeza amerikane deri te deputeti i paskrupullt që i merr 48 rroga ne dy vite pa i nxjerrë as 48 germa nga goja.

Qafen e thefshin!

Kosovës i duhet një Kuvend që përfaqëson interesin e qytetarit jo një sallë e mbushur me krijesa aksidentale që na bëjnë gaz t’botës.

(Kosova Sot Online)