Paralajmërohet shkarkimi i Hashim Thaçit, Presidenti në panik të madh...

  • 22 August 2019 - 15:27
Paralajmërohet shkarkimi i Hashim Thaçit, Presidenti në panik të madh...

“Me votat e AAK dhe PSD, të VV-së dhe të LDK-së, jo vetëm që hapet procedura, por me 2/3 edhe shkarkohet, duke marr vendimin paraprak nga Gjykata Kushtetuese, parag 2 i nenit 91. Kjo e frikëson PDK-në dhe Thaçin”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kur po afrohen zgjedhjet e parakohshme, partitë politike në Kosovë janë të vendosura që PDK-në ta dërgojnë përfundimisht në opozitë.

Përveç kësaj, analistët politikë po kërkojnë që LDK, VV dhe AAK të bëhen bashkë dhe të formojnë shumicën që ta shkarkojnë Hashim Thaçin nga posti i presidentit, të cilin këto parti vazhdimisht e kanë konsideruar si rrezik për Kosovën, për shkak të planeve të tij për ndarjen e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga partitë politike në Kosovë, siç janë LDK, VV dhe AAK vazhdimisht është konsideruar si rrezik për Kosovën, për shkak të planeve të tij për ndarjen e Kosovës. E kur po afrohen zgjedhjet e parakohshme, partitë politike në Kosovë janë të vendosura që PDK-në ta dërgojnë përfundimisht në opozitë. E një kërkesë e analistëve politikë për këto parti është edhe shkarkimi sa më parë i Thaçit nga pozita e presidentit të vendit.

Por sa mund të ndodhë një gjë e tillë? Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai ka shpjeguar edhe situatat se kur mund të shkarkohet presidenti i Kosovës.

“Çdo politikan në çfarëdo niveli të pushtetit mund të shkarkohet. Shteti te ne është parlamentar dhe natyrisht se kompetencat i ka parlamenti për shkarkimin e presidentit dhe të pushteteve tjera. Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ka kryer krim të rëndë ose nëse për shkak të sëmundjes nuk mund të ushtrojë pushtetin e vet. Dhe, nëse Gjykata Kushtetuese konstaton shkeljen ike Presidenti nga pozita. Procedura për shkarkim është shumë e thjeshtë. Mjafton qe 1/3 e deputetëve të nënshkruajnë peticionin për shkarkim, natyrisht duke i shpjeguar arsyet dhe shkaqet. Po nëse kemi sëmundje të rëndë nevojitet edhe raporti mjekësor për të konstatuar gjendjen”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai si shembull e merr shkeljen e Kushtetutës së Kosovës që ishte bërë në vitin 2013, sic thotë ai me nënshkrimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë. 

“Në rast se peticioni supozon shkelje të rëndë të Kushtetutës, sikurse ishte rasti me Marrëveshjen për Asociacion ne vitin 2013 dhe 2015 ose deklaratat për shkëmbim territoresh, ky peticion i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos për këtë çështje brenda afatit prej 7 ditësh. Dhe, në fund është vepra e rëndë ose ne pajtim me normat kushtetuese konstaton se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën, sipas Kushtetutës, kërkon shkarkim dhe sipas nenit 91, paragrafit 3, me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve e shkarkon. Pra, në nenin 91, paragr. 1,2 dhe 3 janë qartë të përcaktuara rastet, shkaqet dhe mënyra e shkarkimit”, deklaron Kelmendi.

Sipas tij, kjo është edhe ajo që e frikëson edhe Hashim Thaçin.

“E natyrisht se kjo e frikëson Hashim Thaçin. Me votat e AAK dhe PSD, të VV-së dhe të LDK-së, jo vetëm që hapet procedura, por me 2/3 edhe shkarkohet, duke marr vendimin paraprak nga Gjykata Kushtetuese, parag 2 i nenit 91. Kjo e frikëson PDK-në dhe Thaçin. Prandaj, priten lojëra politike në Kuvend në zgjedhje dhe në raport me shtetin serb, në mënyrë që të nënshkruhen dhe të marr fund raporti me shtetin kriminal serb. Por, para kësaj, kërkohet shpërndarja e Kuvendit dhe kryerja e veprimeve kushtetuese, sipas nenit 82 për Qeveri. Shpërndahet kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të reja. Kjo është rruga më e drejtë që të vendos sovrani”, përfundon për “Kosova Sot Online”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)