Bernie Sanders zbulon planin 16.3 trilionësh për ndalimin e ndryshimeve klimatike

  • 22 August 2019 - 15:37
Bernie Sanders zbulon planin 16.3 trilionësh për ndalimin e ndryshimeve klimatike

Senatori Bernie Sanders, që është kandidat nga ana e demokratëve për president, ka zbuluar planin 16.3 trilionësh që ka për qëllim shpëtimin e planetit dhe krijimin e 20 milionë vendeve të reja të punës.

Demokratët kanë si një qëllim ndalimin e një katastrofe klimatike që po ndodh si shkak i pakësimit të pyjeve dhe rritjes së emitimit të gazrave në natyrë. Sivjet ishte viti më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar.

Plani i tij ka për qëllim që e gjithë energjia elektrike të vie nga burimet e ripërtrishme deri në vitin 2030, dhe të bëhet një “dekarbonizim total” deri në vitin 2050.

“Na duhet një president që ka guximin, vizionin dhe prapavijën që të përballet me klasën e miliarderëve që pengojnë veprimet kundër ndryshimit klimatik”, ka thënë Sanders.

Presidenti i tanishëm i ShBA’së, Donald Trump, ishte tërhequr nga marrëveshja botërore që kishte për qëllim luftimin e ndryshimeve klimatike. Ai ka kërkuar një marrëveshje të re ku barrën kryesore financiare nuk do e mbante ShBA’ja.

(Kosova Sot Online)