’Edhe një shpërblim për Devollët’, zbulohet pse Haradinaj po i mbështet mafio-oligarkët

  • 22 August 2019 - 19:03
’Edhe një shpërblim për Devollët’, zbulohet pse Haradinaj po i mbështet mafio-oligarkët

“Arsyeja pse kjo po bëhet tani është që Ramush Haradinaj me fitu votues dhe poena para qytetarëve dhe Devollëve, krejt kjo mbështetje nga Ramushi për Devollët është një lloj fushate e fshehtë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Qeveria në dorëheqje e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, jo vetëm që nuk i mori parasysh thirrjet dhe kritikat e ndërkombëtarëve për ndaljen e monopolit të Devollëve në homologim të veturave, por ajo së fundi ka vendosur që t’i shpërblejë edhe me një monopol Devollët.

Sipas vendimit të qeverisë, tash e tutje të gjitha veturat të cilat aksidentohen në Kosovë, nuk mund të dalin në qarkullim pa kryer kontrollin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli, ku kontrolli i mjeteve të aksidentuara të riparuara e që sipas çmimores është 80 euro, ndërsa kontrolli i mjeteve të aksidentuara të ri-aftësuara kushton 150 euro.

E lidhur me këtë, analisti politik, Dardan Grapci thotë se këtë Haradinaj është duke e bërë për të fituar vota dhe është një fushatë e fshehtë nga Devollët për Haradinajn. 

Image
Dardan Grapci

“Shumë mirë e dijme që BE-ja në Prishtinë, kryesisht Apostollova ka deklaruar hapur që nëse Qeveria nuk e ndërprenë monopolin e homologimit me korporatën Devolli, në këtë rast me EUROLAB, vet BE-ja do merr masa te ashpra ndaj Qeverisë e pastaj ndaj kompanisë Eurolab. Arsyeja pse kjo po bëhet tani është që Ramush Haradinaj me fitu votues dhe poena para qytetarëve dhe Devollëve, krejt kjo mbështetje nga Ramushi për Devollët është një lloj fushate e fshehtë, ku të gjithë punëtorët e EUROLAB në ditën e zgjedhjeve do të detyrohen t’ia japin votën AAK-së, ndryshe do largohen nga puna, siç ka ndodhur në zgjedhjet e fundit, kur ETC-ja i ka detyruar punëtorët me votu , ndryshe do e kishin humbur punën”, shprehet Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo e drejtë duhet t’i jepet dikujt tjetër, e jo Devollëve. 

“Nuk besoj që çmimi është problem, por problemi kryesor i krejt kësaj është - pse me vetëm Devollët me pas të drejtën e homologimit? A nuk ka edhe kompani tjera në Kosovë? Siç e dijme është hapur para disa viteve edhe një qendër e homologimit në Prishtinë . Pse nuk ia kanë dhënë edhe kësaj qendre të drejtën për homologim të veturave? Nëse Qeveria aktuale nuk e rrëzon këtë monopol zhvatës nga Devollët, Qeveria e ardhshme do jetë viktimë e BE-së dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë. Unë ju bëj apel të gjithë atyre që kanë vetura, kamion, autobus etj, për homologim, anashkalojeni Eurolab-in”, përfundoi Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)